Rita Ora, këngë për ish të dashurin Rob Kardashian

Ylli i hitit “Radioactive” ka treguar se lidhja e saj me yllin amerikan, Rob Kardashian, e ka inspiruar atë për krijimtari në muzikë.
Rita Ora do të tregojë përmes këngëve në albumin e saj të ri për lidhjen e saj me Rob Kardashian, ndarja me të cilin u shoqërua me shumë publicitet dhe bujë mediatike.
Këngëtarja e lindur në Kosovë, tashmë ka filluar punën për albumin e dytë pas atij debutues “ORA’ në vitin 2012, dhe ka thënë se disa nga këngët janë lidhur me lidhjen që përjetoi vitin e kaluar.
Rita ishte në lidhje dashurie me yllin e “Keeping Up With The Kardashians” në vitin 2012 për disa muaj derisa pas përfundimit të lidhjes, Rob nëpërmjet Twitter kishte shkruar se Rita e kishte tradhtuar me shumë meshkuj.
“Albumi im i ardhshëm flet rreth meje si 22 vjeçare duke u rritur shpejt në këtë industri dhe duke qenë në një lidhje të kotë”, ka shpjeguar Rita duke i ulur vlerat kështu lidhjes me Rob-in., vëllai i Kim Kardashian.
Në këtë mënyrë Rita i bashkohet Taylor Swift, e cila njihet për këngët e shkruara për ish të dashurit.

Ja si Ermal Mamaqi ofendon Genta Ismailin

Aktori i humorit dhe këngëtari i njohur Ermal Mamaqi, përpos roleve të shumta të tij, kësajradhe ka zgjedhur që të bëj humor edhe me fotot e kolegëve të tij. Kësaj radhe ai ka futur këngëtaren Genta Ismajli, të cilën e ka quajtur “dele” duke bërë shaka me të.

Genta bashkë me një vajzë tjetër u ofruan tek ai dhe bënë një fotografi, Ermali të njëjtën foto e postoi në profilin e tij dhe e shënoi: “I keni parasysh ato delet”.

As Genta dhe as vajza tjetër nuk duket se janë mërzitur shumë, pasi këtë e kanë kuptuar si një shaka të Ermalit dhe asgjë më shumë.

Rita Ora: Ja për çfarë ka nevojë Kosova

“Unë jam nga Kosova, një vend që ka nevojë për shumë mbështetje, qoftë për shëndetësi, para … çdo gjë, sepse ka shumë vite që ka qenë zonë lufte. Prandaj për mua është diçka dhjetë herë më e veçantë. Jemi angazhuar në shëndetësi në Kosovë për një kohë dhe unë dhe bamirësia ime po punojmë në një qendër rinore për femra, për të shprehur mendimet, për të gjetur strehim e ushqim dhe çfarëdo që kanë nevojë”-kështu është shprehur këngëtarja nga Kosova, Rita Ora për mediat e huaja. /shekulli