Elvana Gjata: Fitova më shumë se ç’prisja, s’e di ç’do bëj me apartamentin


Fituesja e këtij edicioni të tretë të “Dancing With the Stars”, rrëfen për “Bluetooth” eksperiencën e jashtëzakonshme në spektakël, si dhe emocionet e momentit kur u shpall fituese…
Si ndihesh për këtë arritje të madhe tënden?
Ndihem shumë e realizuar. Kërcimi, një ëndërr e vjetër, një pasion i hershëm. Pata mundësinë ta shfaq këtë aftësi timen në momentin më të përkryer, në formën më profesionale. Ishte një nder të punoja me një partner si Gerdi Vaso dhe një koreografe si Enada Hoxha. Kam mbetur shumë e kënaqur nga puna profesionale që është bërë me produksionin e Holta Dulakut. Do të më mungojë vërtet “Dancing With the Stars”!
E prisje të ishe ti fituesja?
E kam ndjerë gjatë këtij rrugëtimi të gjatë, që unë po fitoja një eksperiencë që do të më vlente gjatë. Fitova emocione të paharrueshme. Fitova mbështetjen absolute të publikut në këtë sipërmarrje timen. Fitova dhe miq shumë të mirë. Çfarë mund të prisja më shumë?! (Buzëqesh).
Çfarë parandjenje kishe në momentin final?
Mbas gjithë atyre gjërave që kisha fituar, po mendoja që më mungonte vetëm qershia mbi tortë (buzëqesh).
Kujt ia dedikon fitoren tënde?
Ia dedikoj atyre që patën besim tek unë që ditën e parë dhe më kanë mbështetur në çdo moment, publikut.
Çfarë do bësh me apartamentin? Do shkosh të jetosh vetëm, në të?
Nuk e di ende. Jam duke shijuar këto momente.

No comments:

Post a Comment