Edhe pse fama e tij në muzikë është komentuar si një fat që nuk e
priste, Alban Skënderaj në përgjithësi është treguar i rezervuar për të
zbuluar anë të fshehta të jetës së tij. Por ndërkohë që ndodhet në
jurinë e “X Factor”, për të trajnuar dhe gjykuar artistët e rinj në këtë
garë, ai ka shfaqur një moment sinqeriteti për lidhjen e tij me
muzikën. Pasi këndoi në skenë një 14- vjeçar, ai e koplimentoi, duke u
shprehur se: “Kur isha unë në moshën tënde, pra 13-14 vjeç, mendoja
vetëm se ku dhe si të gjeja ndonjë 500 lekësh që të mund të luaja
bilardo”, duke lënë të kuptohej se as nuk e kishte imagjinuar se një
ditë do të merrej me muzikë. Por tashmë jeta e tij ka ndryshuar vetëm në
sajë të muzikës. Ai u shpall fitues i edicionit të fundit të “Kënga
Magjike 2012”, ku vendosi t’i dedikojë këngë ndarjes me titullin
“Refuzoj”.
No comments:
Post a Comment