Pse Rita Ora nuk vjen ne Prishtine me 17 shkurt?

Ministri i Kultures, Memli Krasniqi – i cili i prin Keshillit Organizativ te aktiviteteve festive te jubileut, ka njoftuar se kengetarja e madhe Rita Ora nuk do te jete ne festimet qe do te mbahen me rastin e pese vjetorit te Pavaresise.
Videoklipi i kenges “Shine Ya Light”, te cilin ylli boteror i muzikes, Rita Ora, e xhiroi ne Prishtine, nis me lajmin qe jep djaloshi: “Rita po vjen, Rita po vjen”. Por ajo nuk do te vije ne Prishtine. Se paku jo me nje koncert ne pesevjetorin e peste te pavaresise se Kosoves, per te cilin ia kane bere ftesen institucionet kosovare.
Rita Ora nuk mund t’i pergjigjet kerkeses se qeverise se Kosoves per shkak te turneut te saj dhe angazhimeve tjera.
Ministri i Kultures, Memli Krasniqi – i cili i prin Keshillit Organizativ te aktiviteteve festive te jubileut – ka dhene lajmin. Ai ka thene per Kohen Ditore se Rita Ora nuk do te jete ne Prishtine, per shkak te angazhimeve te saj.
“Per shkak te turneut te saj si dhe angazhimeve tjera, Rita Ora ka pasur te pamundur qe te jete ne Prishtine”, ka thene Krasniqi.
“Ajo nuk do te kete koncert per 17 shkurt”, ka shtuar ai.

No comments:

Post a Comment