Ardhja e zonjës së madhe të modës dhe fustaneve të saj unike në Shqipëri
dhe udhëtimi i disa modeleve nga Kosova drejt vendeve të bukura dhe të
vjetra të Jugut të Shqipërisë na bëri edhe ne shumë kureshtarë.
Koleksioni më i ri i veshjeve të Sherrin Hill, ku tashmë janë realizuar
edhe fototgrafitë nga modelet shqiptare shumë të zgjedhura, mes tyre
edhe Miss Kosova 2012, Diana Avdiu, do të vijë nën aparatin e të madhit
Fadil Berisha.
Sipas burimeve të panoramës, me një shumë të majme për të reklamuar
veshjet dhe madje, zgjedhur edhe si imazh i zonjës Hill, është eleganca
dhe sensualiteti i Angela Martinit.
Arsyeja se pse ajo kishte zgjedhur bukuroshen shkodrane, është pasi këtë
herë Hill në fustanet e saj kishte më tepër sensualitet, që i
përshtatej shumë modeles shqiptare.
No comments:
Post a Comment