Yjet e showbiz-it mund të kenë vese dhe hobi të pazakontë ndonjëherë,
të cilat askush nuk mund t’i imagjinojë. Ne do t’ua zbulojmë disa nga
preferencat më të pazakontë të yjeve që nuk i keni ditur deri më tani.
Paris Hilton kundërshton ashpër gjuetinë e kafshëve,
përveç kur bëhet fjalë për kapjen e bretkosave. Ylli televiziv del
shpesh për të kapur bretkosa, por thotë se është më humane se gjuetarët e
tjerë, pasi ato në fund sërish i kthen në natyrë.
Futbollisti Cristiano Ronaldo ka zbuluar se është
adhurues i madh i lojës së fatit. Sulmuesi ka thënë se disa vite më parë
atij i është dhënë një version i lojës se fatit dhe kjo i ka ndihmuar
që të përmirësojë anglishten e tij.
Nuk do ta besonit që supermodelja Claudia Schiffer
është adhuruese e midhjeve, por në vend që t’i hajë ato, ajo i merr si
koleksion në shtëpinë e saj. Ajo zakonisht i var ato në muret e saj.
Tom Hanksit i pëlqen të mbledhë makina shkrimi. Aika zbuluar se ai tashmë ka në koleksion mbi 200 makina manuale shkrimi.
Ish-kampioni i boksit, Mike Tyson, ka një anë shumë
të butë, ku e pëlqen të kujdeset për pëllumbat. Qëkur është larguar nga
ringu i boksit, ai mban pëllumba në shtëpinë e tij.
Kur nuk ka punë, producenti Simon Cowell, i pëlqen
të rrijë në pemë. Ai gati çdo ditë ngjitet në pemë dhe thotë se ky është
si një ritual. Po ashtu, ai i pëlqen edhe filmat e animuar, të cilët
thotë se i ndihmojnë të ketë humor të mirë.
Super-ylli i muzikës Taylor Swift njihet si një interpretuese e shkathët në kitarë, por gjithashtu asaj i pëlqen të krijojë globe bore për Krishtlindje.
No comments:
Post a Comment