Edona vjen me projektet e radhës..

Ka kaluar pak kohë që kur këngëtarja Edona Llalloshi lansoi në treg këngën dhe videoklipin e ri, të quajtur “Fati dhe Vuajtja” e cila këngë u mirëprit mjaftë shumë në publik. Mirëpo nuk ka mbetur me kaq, Edona na bënë të ditur se ka nisur punën edhe për disa këngë e klipe të reja, të cilat do ti lansoj gjatë periudhës së verës.
“Jam në përgatitje të disa projekteve të reja të cilat besoj se do të pëlqehen në publik. Uroj që edhe këtë sezon vere ta kaloj sa më mirë me adhuruesit e mi kudo që janë brenda dhe jashtë vendit”, ka thënë ajo për “Zëri’.
Videoklipet e fundit Edona i ka përgatitur me produksionin “Emf Creative”, dhe po ashtu edhe në të ardhmen planifikon që videoklipet e reja ti realizoj po me këtë produksion.

No comments:

Post a Comment