Capital T me album të cilësisë së lartë

Reperi Trim Ademi, i njohur si Capital T, së shpejti do të publikojë albumin e tij të ri të titulluar “Kapo” – një album me një cilësi të lartë.
Albumi përfshin edhe këngë të cilat tashmë janë të publikuara si “U bo vonë”, ”Veç asaj”, “Make a wish”, “Ditëlindja” dhe “Karma”.
Në këtë album do të ketë edhe shumë bashkëpunime. Mysafirë dhe bashkëpunëtor të albumit do të jenë: 2po2, Flori Mumajesi, Dr.Mic, Yll Limani dhe Nrg Band dhe Lyrical Son.
Ky album do të lansohet në dy versione, versionin Deluxe Edition, i cili si vjen si pako me një maica të kualitetit të lartë, dhe një libër i cili përmban tekstet e këngëve dhe fotot ekskluzive të Capital T.
Versioni Deluxe, dallohet nga ngjyra e arit për dallim nga versioni standard i cili është me të kuqe. Ky version mund të porositet vetëm përmes faqes zyrtare të Capital T ‘www.truekapo.com’, e cila vjen me porosi në shtëpi.Ndërsa versioni tjetër, versioni standard, që nuk përmban librin dhe fotot ekskluzive, do të dalë në të gjitha pikat e shitjes së CD-ve nga 1 korriku.
Po ashtu së shpejti pritet të publikohet videokliplet e këtyre këngëve: Capital T feat. 2po2 – “As Gucci as Louis”, Capital T feat. Dr.Mic – “Asnjoni”, dhe videoklipi i këngës “Zero”. Këto videoklipe do të publikohen në kanalin zyrtar të reperit “www.youtube.com/truekapo”.
Ndërkohë pasi ka anuluar të gjitha koncertet, mësohet se Capital T aktualisht është në Miami – Florida, për pushime. Reperi do të qëndrojë në Amerikë gjatë gjithë kësaj vere.
Më poshtë do ta gjeni listën e këngëve të cilat do të jenë pjesë e albumit të Capital T ‘Kapo’:
1. Ditë e Re
2. As Gucci as Louis feat. 2po2
3. Light it up
4. Asnjoni feat. Dr Mic
5. Loqkë e Madhe
6. Sonte feat. Flori Mumajesi
7. Karma
8. Roll feat. Lyrical Son
9. U Bo Vonë
10. Unë feat. Yll Limani
11. Let’s Party
12. Ditëlindja
13. Zero
14. Make a Wish
15. Veq Asaj feat. Nrg Band

No comments:

Post a Comment