GENTA, E 55-TA FYTYRË MË E BUKURA NË BOTË

Ueb-faqja TC Candler, e cila bën përzgjedhjen e 100 fytyrave më të bukura në botë brenda një viti, ka zgjedhur këngëtaren Genta Ismaili si njërën prej vajzave që është më e bukura për vitin që lamë pas. Faqja që ka 24 milionë vizitorë unikë në ditë në gjithë botën, e rëndit këngëtaren kosovare në vendin e 55-të.

Kjo faqe është një faqe e pavarur dhe për çdo vit i zgjedh fytyrat m të bukura. Kështu në edicionin e 22-të të zgjedhjes së përvitshme të fytyrave më të mira, që bëhet që nga viti 1990, në këtë faqe zë vend edhe bukuroshja dhe këngëtarja kosovare Genta Ismajli.
Kjo garë, sipas kritikëve, nuk është një garë që synon të vë popullaritet te dikush. Po ashtu nuk ka të bëj më atë se “kush është seksi” dhe “kush është i famshëm. Më tepër kërkon që në listë të ketë sa më shumë bukuroshe të vendeve të ndryshme të botës.
Faqja synon që në përzgjedhje të futë sa më shumë kultura, stile jete në vende të ndryshme, por edhe mat shkallën e famës që ka personaliteti që vlerësohet në atë vend.
Lista e TC Candler përpiqet të informojë opinionin publik që më pastaj të reflektojë.
Kjo listë kërkon të jetë sa më e gjerë, për atë çfarë dëgjojnë miliona njerëz çdo vit dhe përpiqet që të vë në këtë listë përfaqësuesit e bukurisë moderne në tërë botën.
Përsosmëria estetike është vetëm një kriter. Hijeshia, eleganca, klasi, qëndrimi, buzëqeshja, shpresa ...të gjitha janë këto elemente që bëjnë ata të gjejnë fytyrat më të bukura në botë.
Më shumë se 20 vende janë paraqitur në listë e 2011-ës.
Ky numër mund të rritet në vitet në vazhdim. Kryesisht juria ka hulumtuar nëpër arkiva të ndryshme, duke hulumtuar për fotografi dhe shembuj tjerë dhe në fund ka nxjerrë sugjerimet dhe opinionet. Origjinaliteti i një bukurie është ardhur më së shumti në shprehje.
Nga ana tjetër, faqja thotë sa më shumë e doni një person, nuk keni nevojë ta përmendni siç ishte rasti i Angelina Jolie (e cila ishte në listë në vitin 1999 deri më 2003).
Natyrisht, lista është shumë subjektive – dikush edhe mund të mos pajtohet me zgjedhjet e jurisë, por dikush mund ta gjejë të favorizuarin e vet në këtë listë. Është një përzierje e rinisë dhe nostalgjisë...siç ishte Don Draper (Mad Men).
Ndërkaq, në arsyetimin e jurisë për vendin e 55-të për Genta Ismajlin thuhet se ajo është njëra prej femrave shumë seksi të Ballkanit dhe botës, përderisa fajtor që ajo është në këtë listë duket se është kënga Guximi që Genta e këndon me DJ Dalool.
“Bukuroshja shqiptare, shumë seksi, e cila jeton në Chicago, është njëra prej femrave më seksi në planet për momentin. Këngët e saj janë plot ritëm dhe shumë të kapshme, madje edhe nëse nuk kuptoni asnjë fjalë çka këndon ajo sepse këndon shqip.
Por, mjafton të dëgjoni hitin e saj të fundit me DJ Dalool, këngën “Guximi” dhe do të shihni fuqinë e saj.
Ndryshe, para Gentës renditet Rose Byrne në vendin e 54-t, kurse në atë të 53-të Emma Waldron. 10 vajzat më të mira janë: Carice van Houten (10), Amber Heard (9), Tamsin Egerton (8), Marion Cotillard (7), Chloe Moretz (6), Song Hye Kyo (5), Emily Browning (4), Rihanna (3), Camilla Belle (2) dhe Emma Watson në pozitën e parë.
Arsyeja që Emma është e para, sipas ueb-faqes, është se ajo është inteligjente, femër klasë, trimëreshë, e matur dhe përjeton thellësisht karakteret e saj.

No comments:

Post a Comment