Tuna: Mashkulli për të cilin jam e gatshme “të vras”


Këngëtarja e suksesshme Tuna Sejdiu së shpejti do të hedhë në treg klipin e saj më të ri, me titullin provokues “I asaj”. A është kjo një histori personale e Tunës dhe si ka nisur jeta e saj private këtë fillim vere Tuna e rrëfen në këtë intervistë. Këngëtarja përherë është shumë spontane në përgjigjet e saj dhe veç kësaj nuk harron asnjëherë të shtojë doza humori, siç ka bërë edhe në këto përgjigje që ka dhënë për “Mapomania”. Kjo  padyshim do të jetë vera e Tunës, nëse do të mund ta quajmë kështu, nisur nga të rejat që vijnë prej saj. Super e angazhuar me punë dhe koncerte, aq sa për pushime ende nuk ka menduar, madje as për të pasur dikë në krah, pavarësisht se gjithmonë hamendësohet nga njerëzit për lidhje të reja të saj.
“Për momentin, nuk kam nevojë për askënd. Mesa duket, e gjithë kjo që po bëj po më përmbush, saqë nuk ndiej nevojë për ndonjë mashkull”, thotë ajo, duke na lënë të kuptojmë se albumi dhe klipi janë prioritetet e saj. E pyetur  nëse ndonjëherë është zënë për ndonjë mashkull, Tuna përgjigjet: “Në njërën prej këngëve të albumit ekziston një i tillë, për të cilin jam e gatshme të vras. Ta vras atë dhe shoqen time, por në këngë mbetet kjo fabul”.
Tuna, dimë se jeni duke punuar për klipin më të ri. A mund të na zbuloni ndonjë detaj përpara se ai të publikohet?
“I asaj” është njëra prej këngëve që do të përmbajë albumi im më i ri, mbrapa të cilit si producent qëndron një djalë super i talentuar “Big Bang Beatz”, hitet e të cilit jam e sigurt që shumica i ka dëgjuar.
Kur del albumi?
Datën nuk po e zbuloj dhe disa ditë, vetëm edhe pak durim. Dua të them vetëm që do jetë shumë shpejt dhe në një ditë shumë të veçantë për mua.
Çfarë ka të veçantë në këngët që ka ky album?
Secila këngë nga tjetra është e veçantë në vetvete. Çdonjëra që po arrin në fazën finale të realizimit na pëlqen më shumë, deri sa të vijë ajo tjetra, saqë janë bërë shumë favorite deri tani.
Kënga titullohet “I asaj”. A ka diçka personale në këtë fabul?
Sa i përket tekstit, nuk ka asgjë personale. Nuk e di pse çdo këngë e imja duhet të lidhet me jetën time personale. Teksti është i shkruar nga “Vig Poppa”.
Kujt i dedikohet “I asaj”?
Shumë shoqe të miat e kanë gjetur veten në këtë fabul dhe kjo më gëzon edhe më shumë. Unë nuk e kam gjetur veten aty. Pa merak, do t’ju informoj se cilat janë këngët biografike në këtë album (qesh). Natyrisht që do të ketë të tilla. E di që e gjithë ajo që mbetet mistike për jetën time personale, publiku do ta kuptojë në mes rreshtave të këngëve të mia. Në tematikat e këngëve jemi munduar të mendojmë më gjerë… Nuk menduam individualisht duke u inspiruar nga jeta ime, sepse Adele do mërzitej shumë (qesh).
Veç projekteve muzikore, ku janë të drejtuara planet e Tunës këtë verë?
Projektet e mua janë të përqendruara vetëm te muzika dhe koncertet gjatë këtij sezoni. Ndoshta edhe aty këtu ndonjë weekend pushim.
Asnjë dashuri e re këtë verë?
Jo, nuk do dashurohem këtë verë (qesh). Unë nuk i planifikoj gjërat në planin privat, ndoshta në planin profesional, por në atë privat definitivisht jo.
Je përfolur vazhdimisht për lidhje, shumë prej tyre hamendësime. A të bezdis kjo gjë?
Janë shkruar pafund thashetheme. Nëse i bie të besoj në gjithçka që shkruajnë, i bie të mos dalë nga shtëpia.
Ke thuajse një vit vetëm, a e ndien nevojën për të pasur dikë afër?
Për momentin nuk kam nevojë për askënd. Mesa duket, e gjithë kjo që po bëj po më përmbush, saqë nuk ndiej nevojë për ndonjë mashkull. Pastaj, unë nuk po i numëroj ditët dhe muajt sa jam vetëm.(Në fakt nuk jam vetëm; kam një ushtri fansash dhe miq dashamirës pranë 24 orë.)
Tuna, a je zënë ndonjëherë për ndonjë mashkull?
Për mashkull? Të zihem? Naahhh, nuk mendoj që ekziston një i tillë që do ta vija egon time para tij. Ndoshta edhe do të dalë, madje edhe në njërën prej këngëve të albumit ekziston një i tillë, për të cilin jam e gatshme të vras. Ta vras atë dhe shoqen time, por në këngë mbetet kjo fabul (qesh).  Megjithatë, ka ndodhur e kundërta, që dy meshkuj janë zënë për mua (qesh).
Ëndrra më e madhe që ke në këto momente cila është?
Ëndrra më e madhe për mua është ky album, që mendoj se do të jetë një realizim i madh për mua, për gjithë punën që kam bërë këto vite.
Nëse do të riktheheshe pas në kohë, çfarë do të ndryshoje?
Nëse do të rikthehesha në kohë s’do të ndryshoja asgjë, sepse nuk pendohem për asgjë. Çdo gjë që ka ndodhur nuk ka qenë e rastësishme dhe falë tyre jam sot kjo që jam dhe më kanë bërë më të fortë se kurrë.
Kolona zanore e ditëve të tua cila është?
Në përgjithësi janë këngët e reja, sepse i ushtroj natën para se të fle dhe ëndërroj. Këto ditë i jam rikthyer Lauren Hill dhe Mr Intentional

No comments:

Post a Comment