Zbulohen fotot e Anjeza Shahinit me të dashurin, diplomat anglez


Një histori dashurie, që natyrisht çdokush do ta kishte dëshiruar. Këngëtarja e njohur Anjeza Shahini e mbylli vitin 2012 me një këngë me titullin “Love”, dedikuar dashurisë së vërtetë që ajo po jeton me të dashurin e saj anglez, diplomatin Pol, i cili aktualisht jeton në Londër. Ajo këto ditë ka udhëtuar drejt Londrës, ku për të dytën herë shkon pranë të dashurit të saj të huaj, që deri tani ka preferuar ta mbajë sekret. Anjeza ka njoftuar miqtë e saj në facebook me statusin; ”Të dashur miq, do të jem për disa ditë jashtë kufirit, kështu që telefonat nuk do jenë funksionalë. Nëse ju duhet të më kontaktoni, më dërgoni një mesazh këtu në fb ose e-mail”, por pa detaje të tjera. Gazeta “Panorama” para pak javësh botoi lajmin për lidhjen e saj me një diplomat anglez dhe tashmë ju sjell fotot e çiftit të realizuara këto ditë të qëndrimit të këngëtares në Londër.  (Panorama)

No comments:

Post a Comment