Rita Ora, këngë për ish të dashurin Rob Kardashian

Ylli i hitit “Radioactive” ka treguar se lidhja e saj me yllin amerikan, Rob Kardashian, e ka inspiruar atë për krijimtari në muzikë.
Rita Ora do të tregojë përmes këngëve në albumin e saj të ri për lidhjen e saj me Rob Kardashian, ndarja me të cilin u shoqërua me shumë publicitet dhe bujë mediatike.
Këngëtarja e lindur në Kosovë, tashmë ka filluar punën për albumin e dytë pas atij debutues “ORA’ në vitin 2012, dhe ka thënë se disa nga këngët janë lidhur me lidhjen që përjetoi vitin e kaluar.
Rita ishte në lidhje dashurie me yllin e “Keeping Up With The Kardashians” në vitin 2012 për disa muaj derisa pas përfundimit të lidhjes, Rob nëpërmjet Twitter kishte shkruar se Rita e kishte tradhtuar me shumë meshkuj.
“Albumi im i ardhshëm flet rreth meje si 22 vjeçare duke u rritur shpejt në këtë industri dhe duke qenë në një lidhje të kotë”, ka shpjeguar Rita duke i ulur vlerat kështu lidhjes me Rob-in., vëllai i Kim Kardashian.
Në këtë mënyrë Rita i bashkohet Taylor Swift, e cila njihet për këngët e shkruara për ish të dashurit.

No comments:

Post a Comment