BLEONA MENDON PËR ALBUMIN


Këngëtarja Bleona Qerreti me në fund pritet që të dalë me albumin e saj të ri. Këngëtarja ka paralajmëruar në Facebook këtë album, por nuk kanë munguar edhe fotot e saj seksi.

Këngëtarja shqiptare, Bleona Qerreti është duke vazhduar me planet e saj në Los Angeles. Ajo po përgatitet për të nxjerrë albumin e saj dhe të gjithë fansat e saj shpresojnë që kjo të ndodhë sa më shpejt dhe kështu duket se do të ndodhë.
Vetë këngëtarja ka shkruar në Facebook:
“Kam punuar shumë për albumin tim të parë në anglisht, gjatë muajve të kaluar dhe mezi po pres t’ju tregoj të gjithëve se ku e kam vendosur zemrën dhe shpirtin tim këto kohë”. Siç duket, albumi i saj është gati dhe ne të gjithë mezi po presim të dëgjojmë këngët e saj. Megjithatë, Bleona nuk ka mundur të qëndrojë larg dëshirës për pushime në këto ditë të nxehta.
Ajo ka postuar një foto në rrjetin e saj Facebook, ku shfaqet super seksi dhe më në formë se kurrë.
Këtë foto ajo e ka shoqëruar me një koment: “Jam gati për të nisur verën”.
Sigurisht që Bleona është gati dhe mezi i pret ca pushime, pasi gjithmonë ka treguar për jetën shumë të programuar dhe intensive që po jeton, në kërkim të suksesit amerikan.
Ne i urojmë që jo vetëm pushimet t’i shkojnë mbarë, po njëkohësisht edhe realizimin e ëndrrës së saj që duket më afër se kurrë.

No comments:

Post a Comment