Femra më seksi e shekullit 21

 Se zhveshja në film nganjëherë sjell edhe famë dhe sukses, tregon edhe rasti i aktores Katie Holmes, e cila pikërisht për shkak të skenave lakuriqe në film të realizuara një dekadë më parë, është shpallur si femra më seksi e shekullit.

Për zeshkanen e bukur ky lajm me siguri se vjen në kohën e duhur, duke marrë parasysh faktin se ajo vitin e kaluar, pas 6 vitesh martese, i kishte dhënë fund martesës me aktorin e popullarizuar Tom Cruise. Kështu, ajo tani është shpallur si femra më seksi për shekullin e 21-të. Në krye të kësaj liste atë e ka vendosur revista e njohur “GQ”.
Kjo aktore 34-vjeçe ka lënë gjurmë të posaçme sidomos tek popullata e meshkujve kur në vitin 2000 kishte xhiruar një skenë lakuriqe në filmin "The Gift", në të cilën paraqitet vetëm në brekë, me gjinj të zhveshur. Pikërisht kjo skenë i ka siguruar asaj kryesimin e kësaj liste prestigjioze.
“Skena e saj në filmin ‘The Gift’ ishte e jashtëzakonshme, ku ajo tregon se ka një trup me forma të përkryera. Dhe natyrisht se ajo me meritë e zë pozitën e parë në toplistën tonë”, thuhet në sqarimin e redaksisë së kësaj reviste. Katie pas vetes ka lënë emra dhe bukuroshe shumë të njohura, të cilat gjithashtu me skenat e tyre lakuriqe vërtetë kanë lënë gjurmë të pashlyeshme tek shikuesit.
Pas Katie-t në pozitën e dytë vjen bukuroshja tjetër, Mila Kunis, e cila nuk e ka aspak problem që të zhvishet para kamerës dhe këtë e ka bërë disa herë tashmë.
E treta është Marisa Tomei, gjithashtu e njohur për shumë skena të nxehta, derisa top-pesëshen e përmbyllin mamaja e re Megan Fox, e cila tani është zotuar se pasi ka lindur fëmijë më nuk do të zhvishet para kamerës, si dhe këngëtarja Britney Spears.
Në top-dhjetëshe hyjnë edhe bukuroshet Halle Berry, Jennifer Lawrence, Kate Upton, Jennifer Lopez dhe Beyonce Knowles

No comments:

Post a Comment