Ngjyra e kuqe i ndryshoi jeten.


Adrian Gaxha ka qenë i njohur edhe më parë, por kurrë asnjëherë në jetë nuk ka arritur që të këtë kaq shumë adhurues sa me këngën e tij “Ngjyra e kuqe” në duet me Florian Beqirin, i cili si i vogël njihet si një person që ka kënduar rrugëve të Shkupit.

Zëri i tij tashmë njihet nga të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë dhe dëgjojnë këngë shqipe.

Është ky këngëtari i ri që këndon në duet me Adrian Gaxhën, Florian Beqiri i cili me këngën “Ngjyra e kuqe” po mbledh qindra adhurues në të gjitha qytetet shqiptare.

Kjo këngë ia ndryshoi atij jetën përderisa vogëlushi nga Shkupi, që i emocionoi të gjithë me zërin e tij të veçantë në këtë duet, tashmë thuhet se është në përkujdesje profesionale të Gaxhës, i cili e ndihmon në shkollimin dhe zhvillimin profesional të tij.

Ndonëse vetëm 12 vjeçar, ai ftohet që të këndojë nëpër mbrëmje muzikore në vende të ndryshme të botës ku jetojnë shqiptarët.

Pra, ai këndon në vende për të rritur.

I lindur në Shkup, më 11 shkurt 2000, Floriani i vogël ka filluar të merret me muzikë në moshë shumë të re.

“Që kur isha pesë vjeç këndoja. Kam kënduar nëpër festa, për Vitin e Ri, e më vonë fillova të këndoj nëpër dasma e lokale siç bëj tani,” ka rrëfyer më parë këngëtari i vogël.

Floriani fillimisht u bë i njohur me këngën “Ndahet zemra në dy pjesë” të Ramadan Krasniqit, të cilën edhe sot e këndon edhe në mbrëmje aty ku këndon edhe “Ngjyrën e kuqe”.

No comments:

Post a Comment