Joana: Me Janin bëja jetë përrallore, ndërroja përditë makinat


Kohët e fundit është bërë zakon mes banorëve, që, nëse duan të tregojnë diçka për veten, i sheh tek i rrëfehen ose Edberit, ose Viganit. Duke qenë banorët disi më të papozicionuar me grupet, pothuajse në çdo kohë gjen dikë që po i rrëfehet njërit prej djemve. Kështu, Joana zgjodhi Edberin për t’i rrëfyer jetën e saj jashtë. Ajo i tregoi se i mungon shumë jeta jashtë. E pyetur nga Edberi se çfarë të mungon më shumë, Joana i thotë: “Më mungon gota e verës që pi çdo natë në lokale dhe makinat luksoze që i ndërroj çdo ditë”. Edberi i çuditur e pyet se nga i gjen ajo paratë për të bërë atë jetë. Joana i rrëfen se Jani merret me tregti makinash, kështu që ajo kishte mundësi t’i ndërronte ato sa herë të donte. Pastaj tregon lidhjen e saj me një djalë tjetër para se të njihej me Janin: “Unë isha e lidhur me një djalë në Shqipëri kur njoha Janin në Greqi dhe më pëlqeu shumë. Më filluan menjëherë fluturat në stomak dhe e mora në telefon të dashurin që kisha dhe i thashë që të kam lënë se dua një tjetër.” Edberi i çuditur e pyeti se si reagoi ai. Joana i thotë se djemtë që rrinë me të ia njohin impulsivitetin dhe e dinë se ajo është pak e çmendur. Më pas, ajo tregon se me Janin ka bërë jetë përrallore dhe bashkë kanë shëtitur vendet më të bukura dhe kanë ndenjur në hotelet më të shtrenjta. “Prandaj më duken si miza këto vajzat këtu dhe nuk i marr fare në konsideratë, se ato as në ëndërr nuk e kanë parë jetën që bëj unë”, – ka përfunduar Joana./ panorama

No comments:

Post a Comment