Angela Martini, Imazh I Sherrin Hill

Ardhja e zonjës së madhe të modës dhe fustaneve të saj unike në Shqipëri dhe udhëtimi i disa modeleve nga Kosova drejt vendeve të bukura dhe të vjetra të Jugut të Shqipërisë na bëri edhe ne shumë kureshtarë.
Koleksioni më i ri i veshjeve të Sherrin Hill, ku tashmë janë realizuar edhe fototgrafitë nga modelet shqiptare shumë të zgjedhura, mes tyre edhe Miss Kosova 2012, Diana Avdiu, do të vijë nën aparatin e të madhit Fadil Berisha.
Sipas burimeve të panoramës, me një shumë të majme për të reklamuar veshjet dhe madje, zgjedhur edhe si imazh i zonjës Hill, është eleganca dhe sensualiteti i Angela Martinit.
Arsyeja se pse ajo kishte zgjedhur bukuroshen shkodrane, është pasi këtë herë Hill në fustanet e saj kishte më tepër sensualitet, që i përshtatej shumë modeles shqiptare.

No comments:

Post a Comment