Adrijan Gaxha sqaron ‘sherrin’ me Flori Mumajesin

Adrijan Gaxha krijuesi i hitit “Ngjyra e Kuqe”, ndan me lexuesit shqiptar planet e reja në karrierë dhe ‘përballjen’ aspak problematike që pati me kantautorin Flori Mumajesi në këtë kompeticion. Mediat aluduan gjatë për një ballafaqim të ashpër mes tyre – pas konfliktit virtual , ku ata ofenduan njëri-tjetrin – por asgjë nga çfarë u fol nuk ndodhi.
Adrijan, sapo je shpallur fituesi i çmimit “Best Dance” në “Videofest”; cilat ishin emocionet?
Jam absolutisht shumë i kënaqur nga ky vlerësim.
Në skenën e “Videofest”-it u prezantua edhe kënga e re “Kjo zemër”, që është sërish në bashkëpunim me Florianin… Beson se suksesi do t’ju ndjekë edhe këtë herë?
Impakti i parë i publikut ishte shumë i mirë. Shpresoj vërtet që “Kjo zemër” të pasojë suksesin e “Ngjyra e Kuqe”. Këtu jemi duke xhiruar videoklipin. Është konceptuar si diçka e veçantë dhe kam idenë që do të përqafohet nga publiku.
Si ishte përballja me Florin në “Videofest”?
Nuk pati një përballje. Unë mbërrita pak minuta përpara se spektakli të fillonte, për shkak të xhirimeve.
Ç’mendon për faktin që Flori u vlerësua me çmim të parë?
Nuk kam asnjë mendim.
Ke diçka tjetër për t’i thënë atij?
Jo më, gjithçka kisha për t’i thënë, ia thashë.
Je penduar për atë deklaratë?
Jo.
Si do të jetë kjo verë për Adrijanin?
E mbushur me muzikë. Shumë koncerte dhe këngë të reja. Aktualisht kam tri këngë të përfunduara në studio dhe shumë shpejt do t’i lançoj për tregun muzikor.
Jeta private, ndërkohë si ecën? Je apo jo në një lidhje?
Për momentin, as vetë s’jam i qartë për statusin tim (qesh).

No comments:

Post a Comment