Preferencat e pazakonta të vipave

Yjet e showbiz-it mund të kenë vese dhe hobi të pazakontë ndonjëherë, të cilat askush nuk mund t’i imagjinojë. Ne do t’ua zbulojmë disa nga preferencat  më të pazakontë të yjeve që nuk i keni ditur deri më tani.
Paris Hilton kundërshton ashpër gjuetinë e kafshëve, përveç kur bëhet fjalë për kapjen e bretkosave. Ylli televiziv del shpesh për të kapur bretkosa, por thotë se është më humane se gjuetarët e tjerë, pasi ato në fund sërish i kthen në natyrë.
Futbollisti Cristiano Ronaldo ka zbuluar se është adhurues i madh i lojës së fatit. Sulmuesi ka thënë se disa vite më parë atij i është dhënë një version i lojës se fatit dhe kjo i ka ndihmuar që të përmirësojë anglishten e tij.
Nuk do ta besonit që supermodelja Claudia Schiffer është adhuruese e midhjeve, por në vend që t’i hajë ato, ajo i merr si koleksion në shtëpinë e saj. Ajo zakonisht i var ato në muret e saj.
Tom Hanksit i pëlqen të mbledhë makina shkrimi. Aika zbuluar se ai tashmë ka në koleksion mbi 200 makina manuale shkrimi.
Ish-kampioni i boksit, Mike Tyson, ka një anë shumë të butë, ku e pëlqen të kujdeset për pëllumbat. Qëkur është larguar nga ringu i boksit, ai mban pëllumba në shtëpinë e tij.
Kur nuk ka punë, producenti Simon Cowell, i pëlqen të rrijë në pemë. Ai gati çdo ditë ngjitet në pemë dhe thotë se ky është si një ritual. Po ashtu, ai i pëlqen edhe filmat e animuar, të cilët thotë se i ndihmojnë të ketë humor të mirë.
Super-ylli i muzikës Taylor Swift njihet si një interpretuese e shkathët në kitarë, por gjithashtu asaj i pëlqen të krijojë globe bore për Krishtlindje.

No comments:

Post a Comment