Afërdita dhe Adelina eliminohen nga “Dancing with the Stars Albania”

Nuk kane arritur te jene ne finale dy konkurrentet bukuroshe te “Dancing with the Stars Albania”, Afërdita Dreshaj dhe Adelina Tahiri. Dy mikeshat kane qene te larguarat e mbrëmjes gjysmëfinale te spektaklit te suksesshëm te “Tring Dixhital” e “Vizion Plus”, si me pak te votuarat mes kombinimit te pikëve te jurisë dhe publikut, pa u përballur kështu ne sfidën “Dance Off”.
Me herët, gjate mbrëmjes, tete personazhet e mbetur ne gare kane përcjellë emocione te forta, për shkak te sfidës e cila këtë gjysmëfinale do te përcaktonte yjet qe do te garojnë te enjten e javës tjetër për trofeun e “Dancing Albania 3”. Plot 8 disiplina te ndryshme ishin gjinitë ku personazhet VIP performuan këtë puntate. Pjese e spektaklit, qe gjithmonë ofron surpriza e te ftuar, ishte edhe këngëtarja Argjentina Ramosaj me një nga këngët hit te saj.
Por performanca kryesore e mbrëmjes ishte dedikimi qe produksioni i “Dancing with the Stars” beri si pjese e 100-vjetorit te Pavarësisë me këngë e valle patriotike te interpretuara nga trupa e balerinëve profesioniste dhe personazheve VIP. Tashme, çmimi i madh, i cili do te jete një apartament luksoz, përveç trofeut te “Dancing 3”, pritet te ndahet mes 6 yjeve qe do te dhurojnë spektakël ne puntaten finale te 14 qershorit. 




http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=XyVTrXjKKEQ

No comments:

Post a Comment